Basha kundër shtyrjes së qirasë: Nuk e zgjidh problemin. Ku do ti gjejnë paratë pas dy muajsh?

Basha kundër shtyrjes së qirasë: Nuk e zgjidh problemin. Ku do ti

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj u shpreh kundër propozimit të kryeministrit Rama për shtyrje të qirave. Sipas tij, kjo nuk është zgjidhje, pasi qiramarrësit edhe pas dy muajsh nuk do të kenë para për ti paguar.

Zgjidhja sipas Bashes eshte te subvencionohen nga shteti

Lulzim Basha: Marrim propozimin për qiratë që nisi dje si propozim për bllokimin e mospagesës së qirave dhe pas reagimit popullor dhe reagimit të opozitës u konvertua në shtyrje. Po dakord, shtyrje. Po pas dy muajsh këta që nuk paguajnë dot prillin dhe majin ku do ti gjejnë paratë për ti paguar në qershor, korrik, gusht?! Njerëzit nuk po paguajnë dot dy fatura të energjisë dhe të ujit kur i mblidhen bashkë, jo ti shtosh edhe faturat e qirasë. Ku do ti gjejnë? Duhet një sens realizimi. Nuk duhet të jenë gjëra që i hedhim në ajër, se kështu na i thotë mendja në mëngjes, e ndryshojmë në darkë, pastaj e kthejmë në një akt qeveritar të pazbatueshëm. Kjo është ku rrafsha mos u vrafsha, kjo është të braktisësh detyrën, përgjegjësinë. Por nuk mund të braktisesh njerëzit në këtë mënyrë.

Qiramarrësit kanë nevojë për ndihmë financiare, këtë kemi kërkuar. U prit tre javë dhe pastaj në 2 prill i thuhet mos paguani qira. Po mirë nuk e paguajti muajin e  parë, nuk e paguajti mujin e dytë, por muajin e tretë me çfarë do ta paguajë muajin e tretë, të katërt, të pestë. Ndërkohë kjo pagesë që do të merrej nga qiradhënësi dhe do të derdhej në ekonomi, edhe kjo krijon një gropë në konsum. Pra nuk është zgjidhje, është mungesë totale aftësie vizioni për tu përballur me problemin. Nuk është një zgjidhje dhe vendim i lehtë, por prandaj je kryeministër që të marrësh vendime të  vështira në kohë të vështira. Vendimi që ne kemi propozuar prej fillimit është që për këto shtrsa që janë në pamundësi totale për të paguar qira, energjinë, ujin, ushqimin të garantohet minimumi jetik. 

Propozimi i Bashës: Duhet subvencionim nga shteti

Padiskutim që qeramarrësit janë në vështirësi,  prandaj kemi propozuar që prej 3 javësh që ata  të financohen, të subvencionohen, të kenë një pagë, një përfitim minimal, për qeranë, për dritat, për ujin. Por në vend që të ndodhë kjo, në vend që të zgjidhet qesja për  qytetarët, vazhdon mbahet e mbyllur qesja e koncensioneve.

Këta qiramarrës kanë nevojë për subvencione nga shteti, nuk është shtyrje zgjidhja e qirasë, sepse prap duhet paguar. Zgjidhja do të ishte subvencioni që kemi propozuar që prej datës 11 mars i gjithë familjeve në pamundësi pagese. Nuk mund të ecet me standarde të dyfishta. Këtu nuk ka kohë  për të humbur, nuk ka kohë për akte normative që nuk zbatohen apo akoma më keq i shtyjnë njerëzit në pasiguri.

EMISIONET