Basha bën paralajmërimin e fundit: Të keqen do ta shkulim me rrënjë

Basha bën paralajmërimin e fundit: Të keqen do ta shkulim me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është rikthyer në zonën e Unazës së Re. Një ditë para protestës kombëtare, Basha i bëri thirrje banorëve që të marrin pjesë masivisht, ndërsa dha paralajmërimin e fundit se të keqen do ta shkulin me rrënjë.

Basha: Le të marrim edhe njëherë shkëndijën që u bë pishtar, dhe pishtarin që u bë furrnaltë e revoltës popullore, këtu tek unaza e re, le ta sjellim në ballë të protestës, ta shkundim nga themelet tiraninë e krimit. Le ti  japim paralajmërimin e fundit se nuk do të ndalemi  thjesht e vetëm duke ndalur të keqen, por sepse jemi të vendosur ta shkulim me rrënjë, ta çlirojmë Shqipërinë nga bandat kriminale, ta çlirojmë Shqipërinë nga oligarkia dhe t'ja kthejmë shqiptarëve.  

Basha tha se betejën do ta çojnë deri në fund, duke përsëritur qëndrimin e panegociueshëm për largimin e Ramës dhe krijimin e qeverisë tranzitore.

Basha: Që kjo betejë të shkojë deri në fund, ka vetëm një rrugë; ta shkulim të keqen me rrenjë. Largimi i Ramës, qeveri tranzitore janë produkti i panegociueshëm i rezistencës opozitare dhe i bashkimit popullor që do ta çojë betejën deri në fund.

Donin të vidhni këtu 40 milionë euro për 2 kilometra, 30 milionë prej tyre t’i çoni në kontot bankare, donin të hapni kantierin e pastrimit të parave të pista, duke zhvendosur Lanën, për Taulant Yarisin dhe mikun e tij trafikant droge të dënuar për trafik heroine, që do të pastrojë 60 milionë euro. Për këtë donin të shkatërronin shtëpitë e mbi 1 mijë familjeve. Ju i keni ndalur, por nuk mjafton. Vetëm me dashurinë për fëmijët, vetëm me kauzën e drejtë të mbrojtjes së shenjtërisë së banesës, ia dolën jo vetem t’i mbrojnë këto, por të mbrojnë për ju, për ne, edhe konceptin më themelor të lirisë e dinjitetit njerëzor, sundimin e ligjit, kushtetutën, duke diktuar qartë e prerë prej ditës së parë, se këtu vendosin qytetarët, këtu vendos sovrani. , le ta sjellim në ballë të protestës, nesër në orën 19.00! Le ta shkundim nga themelet tiraninë e krimit.

EMISIONET