Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me ndarjen e momenteve nga protesta e opozitës me 8 korrik, ndërsa shkruan se  shumica absolute e shqiptarëve të vendosur në betejën për largimin e Edi Ramës  duhet ta dijë se Partia Demokratike, do ti prijë aspiratës së tyre  për ndryshim. Ky ndryshim, garanton ai   nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postimin në rrjetet  sociale thotë se lëvizja  “Rama ik”, nuk është e nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish. 

Kyreopozitari Basha thotë se opozita e bashkuar do ti prijë aspiratës së shqiptarëve për ndryshim.

Basha: Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar.

Zgjedhjet e lira e të ndershme, thotë Lulzim Basha, do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria

Basha: Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit. Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.

Partia Demokratike, thotë Basha, do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, duke hapur tregjet garamntuar konkurencën e lirë, standarde arsimore e shëndetësore.

 

/Ora News.tv/