Basha i thotë "m...t" Taulant Ballës në Parlament, kërkon falje në Twitter

Basha i thotë "m...t" Taulant Ballës në Parlament,

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla akuzoi kreun e PD-së si të lidhur me kompanisë Victoria Invest që ka fituar tenderin për ndërtimin e aksit të Unazës së Re. Balla si kumbar të Bashës pronarin e kompanisë, duke përmendur emrin e vajzës së tij, Victoria.

Por, kreu i PD-së, iu përgjigj me një gjuhë jo etike për sallën e Parlamentit të Shqipërisë, duke theksuar se si prind, duhet t'i fusja një grusht Taulant Ballës, por u ndal pasi të "prekësh mu*in, bëhesh vetë pis".

Për këtë shprehje, Basha kërkoi falje në rrjetet sociale.

Debati në Parlament:

Balla: Njëri prej banorëve të Astirit, erdhi dje dhe na tha se Lulzimi na vjen përditë në protestë me makinën e pronarit të kompanisë së tenderit të Unazës. Sa ka mundësi Lulzim që u shkon banorëve të Astirit. Merre dosjen, kjo është dosja e makinës që ti shkon tek protesta tek Astiri. Po deshe është e kompanisë Victoria Invest që u shkon banorëve të Astirit. Bufa na di ne që nuk e dimë lidhjen tënde Victoria invest? Nuk e dimë ne që njëra nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria?

Unë mendoj që sot ne jemi të gjithë të gatshëm që draftin e përgatitur nga ekspertët më të mirë shqiptarë. Mos dilni e thoni që Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi janë ekspertë të kapur nga ne. Pa fund ndeshje futbolli ke parë me Ritvanin dhe i sheh. Edhe ti je dakord që Ritvani i bën mirë Bankës së Shqipërisë, sikurse edhe zonja përfaqësuese nga LSI. Ne me të vërtetë jemi për bashkëqeverisje. Jo me ju por me studentët. Luli, bëhu burrë dhe merre këtë që të sqarosh banorët e Astirit. Mos u shko më me makinën e Firmës. 

Basha: "Instinkti i parë është instinkti i prindit dhe për atë që bëre këtu instinkti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mu*in, bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’u përcillja qytetarëve arsyet pse ju nuk votoni vetingun e politikanëve.

A e kuptuar se pse nuk e votojnë vettingun në politikë? Reforma në drejtësi as nuk e ngadalëson, as nuk e plotëson. Eshtë paralel. Vettuingu i largon politikanët nga politika përsa kohë që tregon lidhjet e tyre me krim. Sot ndahet shapi nga sheqeri dhe nuk ka kovë me mut si parafolësi që të ndryshojë këtë. ose doni vettinun në politik që të pastroheni nga kova, ose ndryshe e kuptojnë shqiptarët. Se do Balla vetinguin, pasi është i pari që digjet. 

Mjaftojnë tabulatet e tyre për të parë se kanë kontakte me krimin e organizuar. Gjetët simbolin e atij që largon vettingun në politik për të thënë shqiptarëve se pse nuk e doni vettinun. Shqiptarët nuk janë budallenj, sot tani ndahet ata që duan të pastrojnë politikën nga politikanët e lidhur me krimin. Automjeti im prej 6 vjetësh është në listën nga kompania “Mektrin”, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t’i bëj reklamë. Nuk është as e ndonjë oligarku, as e ndonjë banditi, është enjë durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me listë, nga kompania Mektrin o mashtrues i çertifikuar.”

EMISIONET