Basha: Drejtësia në duart e krimit, kontrollon pushtetin lokal

Basha: Drejtësia në duart e krimit, kontrollon pushtetin lokal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu rikthehet sërish akuzave ndaj Vangjush Dakos për lidhje me boten e krimit dhe kapjen e drejtësisë. Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për t’i njohur mandatin kryebashkiakes së re të qytetit bregdetar, lideri i opozitës shenjëstron Dakon si aktorin kryesor që ka kapur drejtësinë për interesa të Kryeministrit.

Basha: Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që që duhet ta dërgonin në burg.”

Lulzim Basha nuk beson tek drejtësia shqiptare pasi sipas tij është kthyer në shërbim të Rilindjes së Edi Ramës dhe në fatkeqësi për qytetarët e thjeshtë. Për këtë sipas kreut të PD zgjidhja e vetme është largimi i Edi Ramës.

Basha:  Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale. Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë”

Të premten Gjykata e Durrësit i njohu mandatin kryebashkiakes Valbona Sako, pavarësisht se e njëjta gjykatë 2 ditë më parë ja kishte refuzuar atë.

EMISIONET