Kryetari i PD, Lulzim Basha do zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët në të njëjtën kohë që do zhvillohet edhe tryeza politike për reformën zgjedhore.

Basha do dalë para gazetarëve në orën 09:30 në selinë e PD.

Ndërkohë edhe OSBE do të mbajë sot (25 shtator) tryezën për reformën zgjedhore.

Konferenca me temë “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”, e cila po ashtu pritet të nisë në orën 09:30.

Pjesë e tryezës do të jetë dhe opozita e bashkuar e cila do të përfaqësohet në nivel teknik nga Ivi Kaso, Muharrem Caka dhe Arjan Madhi.

Ambasadori, Bernd Borchardt, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të mbajnë fjalën hyrëse.

/Ora News.tv/