Basha: Banorët në Borizanë jashtë vëmendjes, prej 1 jave nën streha plastmasi

Kryetari i Partisë Demokratike në një postim në facebook ka denoncuar që disa familje në Borizanë vetëm pak kilometra nga Thumana kanë mbetur jashtë vëmendjes së qeverisë, prej një jave flenë nën streha plasmasi.

"Familjet e dëmtuara presin vlerësimin e banesave nga eksperte dhe inxhiniere por deri me sot askush nuk ka ardhur. Me thane se po detyrohen te marrin borxhe sepse shteti nuk po kujtohet tu vije ne ndihme dhe nuk kane ku te shkojnë", thotë Basha.

Kreu i PD falënderon kontribuuesit dhe donatorët të cilët janë "të vetmit që ju kanë ardhur në ndihmë këtyre banorë me ndihmë".

Gjithashtu, Basha bën thirrje për shtimin me urgjence të grupeve të vlerësimit në terren me qëllim përmbylljen sa më parë të vlerësimit profesional të gjendjes së banesave, pasi koha nuk pret.

 

EMISIONET