Basha për “Al Jazeera”: Shqiptarët, të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar

Basha për “Al Jazeera”: Shqiptarët, të tronditur nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në një intervistë për rrjetin “Al Jazeera” për situatën politike në vend dhe për zgjedhjet e sotme (30 qershor).

Në intervistë, kreu i demokratëve ka thënë se shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi i ndërkombëtarëve, për lidhjet e Ramës me krimin e organizuar.

 “Shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin Ramën me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potencialisht të çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur”, thotë Lulzim Basha për Al Jazeera.

Në artikullin e “Al Jazeera” me titull “ Zgjedhjet lokale të Shqipërisë: Opozita refuzon të marrë pjesë” thuhet se Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsion dhe kërkon zgjedhje të përgjithshme.

EMISIONET