Bartomeu konfirmon Valverde, ka gati "dhuratën" e merkatos

Bartomeu konfirmon Valverde, ka gati "dhuratën" e merkatos

Me konfirmimin në stol, Ernesto Valverde ka nisur të mendojë për merkaton. Tekniku katalanas mori aprovimin e presidentit, Josep Maria Bartomeu, teksa tashmë ka vendosur piketat për sezonin e ardhshëm.

Barcelona e mbylli vetëm me një trofe këtë sezon dhe ishte shumë larg pritshmërive të tifozerisë së saj. I gjendur në këtë situatë, Valverde shikon merkaton si shpëtimin e tij dhe sipas "Superdeporte" tashmë e ka gjetur lojtarin e duhur për të bërë diferencën në ekip.

Barcelona dëshiron të nënshkruajë Dani Parejo. Kjo është kërkesa e shprehur nga trajneri Ernesto Valverde, pasi kërkon konkurrencë për Sergio Busquets. Mesfushori i Valencia ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, shifër aspak e konsiderueshme për kampionët në fuqi të La Liga.

EMISIONET