Barrow dhuron "show", Bologna çmonton Romën në "Olimpico"

Barrow dhuron "show", Bologna çmonton Romën në

Bolognës ka heshtur “Olimpicon”, pasi ia doli të fitojë me rezultatin 2-3 kundër Romës, duke përfituar nga gabimet e shumta të kryeqytetasve në mbrojtje, ndërsa verdhekuqëve e mbylli sërish ndeshjen me një lojtar më pak.

Takimi filloi me vrull dhe intensitet, ndërsa në minutën e 16’ mbrojtësi anglez Smalling nënvlerësoi një top të hedhur në zonë, duke mos pandehur ardhjen e Orsolinit nga mbrapa, ndërsa sulmuesi kuqeblu nuk e pati aspak të vështirë të shtyjë topin në rrjetë. 

Reagimi i Romës ishte i duhuri dhe vetëm 6 minuta më vonë ishte Densëil që shënoi në portën e tij, duke rikthyer baraspeshën, por vetëm për pak çaste, pasi në minutën e 26’ Mousa Barroë shënoi një gol mjaft të bukur, i ndihmuar edhe nga një devijim i Santon.

Në fillim të pjesës së dytë ishte sërish sulmuesi i ardhur në huazim nga Atalanta, Barroë, që shënoi edhe golin e tretë për Bolognën. Në minutën e 72-të ishte fantazisti armen Heinrich Mkhitaryan që shënoi me kokë pas një krosimi të Bruno Perezit, duke rihapur takimin.

Kjo humbje lë Romën në vendin e 5-të me 39 pikë, ndërsa Bologna ngjitet në vendin e 6 me 33 pikë dhe tani fillon të shpresojë për një vend në zonën europiane.

EMISIONET