Bardhi paralajmëron Babanin: Tregohu i sinqertë, kemi dosjen e plotë

Bardhi paralajmëron Babanin: Tregohu i sinqertë, kemi dosjen e

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend  Bardhi paralajmëron se do të publikojë dosjen e Mark Babanit, kryetarit  të bashkisë së Vau i Dejës të dalë nga zgjedhjet ee 30 qershorit.

Gazmend Bardhi: "Edhe Valdrin Pjetri fillimisht e mohoi por më pas u detyrua të pranonte ajo që garantoj është që PD në momentin që bën denoncim publik ka arritur të sigurojë të gjithë informacionin  e nevojshëm që vërteton denoncimin që bën.  Nëse ai hesht siç ka heshtur gjatë orëve të pasdites unë do i përgjigjem me dokumentacionin përkatës në ditët në vijim. Nga e hena nëse Babani nuk do të flasë se çfarë i kujton data 4 prill 1994, ne do t'ia bejmë publike shqiptarëve këtë dhe dosjen e plotë që disponojmë për të" 

Ai ndodhej në Shkodër në kuadër të zgjedhjes së strukturave drejtuese të degës dhe krijimit të bordeve të brendshme. Sa i takon vijimsisë së aksionit opozitar, Bardhi informoi që javën e ardhshme pritet të mblidhen strukturat e partisë. 

EMISIONET