Bardhi: Në vend që të shqetësohet për shqiptarët pa punë, pa bukë, Rama sulmon Opozitën

Bardhi: Në vend që të shqetësohet për shqiptarët

Gazment Bardhi ka reaguar pas një videomontazhi që kryeministri Rama ka hedhur në Instagram në lidhje me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Bardhi shkruan në Facebook se në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën.

Bardhi: Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën. Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do t’ja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma. Çfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën.


EMISIONET