Vitet e fundit, shumë skuadra kanë ndryshuar strategjinë e të bërit merkato. Blerja e talenteve të prespektivësh shihet me mjaft interes nga shumë klube dhe Barcelona duket se është një prej tyre.

Një gjë të tillë e bëjnë të ditur mediat spanjolle, me "Sport" dhe "Mundo Deportivo" që zbulon se klubi katalanas ka hedhur sytë nga Brazili, aty ku zhvillohet Kupa e Botës për moshat deri në 17 vjeç.

E në lupën e Barcelonës kanë përfunduar 4 lojtarë. Bëhet fjalë për mesfushorin e Ekuadorit, Johan Mina, sulmuesin e Palmeiras, Gabriel Veron, mesfushorin e Interit, Lucien Agoume dhe mesfushorin japonez, Jun Nishikaëa.

Paraqitjet e tyre në Botërorin që organizohet nga 26 tetori deri më 17 nëntor  pritet të tërheqin vëmendjen edhe të skuadrave të tjera, por Barcelona shihet favorite për të firmosur me ta.


/Ora News.tv/