Barcelona gjen pasardhësin e Iniestës

Barcelona gjen pasardhësin e Iniestës

Barcelona arriti një fitore të rëndësishme ndaj Interit në Ligën e Kampioneve duke i mposhtur zikaltërit me rezultatin 2-0.

Por ajo që ra në sy në atë ndeshje ishte paraqitja e mesfushorit brazilian Arthur, i transferuar këtë verë nga Gremio.

22-vjeçari tregoi saktësi në pasime, vizion dhe një nivel të lartë teknike. Shumë i qetë me topin në këmbë dhe shpeshherë dukej e pamundur për lojtarët e Interit që t’ia largonin sferën.

Riktheu në memorie, në një farë mënyre, Andres Iniesta-n ose Xavi-n në ditët e tyre më të lavdishme te klubi katalanas.

Ndoshta është ende herët për krahasime e analogji, por edhe në një moshë kaq të re, Arthur nuk e ndjeu aspak peshën e një stadiumi si “Camp Nou.

EMISIONET