Barcelona e Reali "shkrihen" në një, organizim i rreptë për "El Clasicon"

Barcelona e Reali "shkrihen" në një, organizim i rreptë

Rivaliteti në fushë "harrohet" jashtë saj. Derbi spanjoll i njohur si "El Clasico" mes Barcelonës dhe Realit të Madridit është programuar për tu luajtur nesër në "Camp Nou", por pritet të prodhojë një nga skenat më të pabesueshme.

Dy skuadrat do të strehohen në të njëjtin hotel së bashku me gjyqtarët. Gjithçka vjen për arsyeje sigurie, pasi besohet se gjatë ditës së nesërme do të ketë protesta në rrugët e Katalonjës. Ata do të qëndrojnë në kate të ndryshme dhe do të hanë drekë në dhoma të ndara.

Masat e sigurisë për këtë takim kulmojnë me momentin e mbërritjes së Realit të Madridit në kryeqendrën e Katalonjës, ku një numër i madh forcash policie do ta presin në aeroportin "Prat". Më pas, dy skuadrat do të largohen nga hoteli së bashku dy orë para fillimit të ndeshjes.

Rrethimi i stadiumit "Camp Nou" do të bëhet katër orë para fillimit të duelit. Klasikja fillimisht ishte caktuar për tu luajtur më 26 nëntor, por u shty për të mërkurën e 18 dhjetorit për shkak të incidenteve në Barcelonë.

EMISIONET