Banori: Pas 4 vjetësh, zyrtarët nuk i nxë dera...Rama: Skënderbeun ia kemi lënë Elisës

Banori: Pas 4 vjetësh, zyrtarët nuk i nxë dera...Rama:

Një banor nga Kuçova shprehu shqetësimin e tij para kryeministrit Rama për mos regjistrimin e pronës, pasi kishte humbur një dokument në Zyrën e Regjistrimit. Ai tha gjithashtu se pas 4 vjetësh, zyrtarët janë shëndoshur kaq shumë sa nuk i nxë dera.

Banori: Nuk paske ndryshuar para 4 vjetësh kur u takuam, ma dëgjo fjalën dhe pyetja është brenda. Kuptoje vet se je shumë i zgjuar. Prandaj të thashë atje jashtë më fut brenda se do flas. Sepse Shqipëria që duam, është Shqipëria që do ti dhe gjithë shqiptarët.

Rama: Lëre propagandën. Pyetjen.

Banori: U bënë 4 vjet që më ke thënë që unë ata që do të dalin nga dritarja, sot nuk dalin as nga dera në zyrën e administratës tënde zt. kryeministër. Janë shëndoshur shumë dhe nuk na i zgjidhin problemet e pronës. Kam një aktivitet me vendim gjykate. Tani jam pensionist dhe nuk na bëhet certifikata e pronësisë sepse ka humbur një dokument të Zyrës së Regjistrimit. Ç'faj kam unë kur ti më ke humbur? Dolëm të pafajshëm sepse kishim dokumentet zyrtare. Edhe sot nuk na e japin certifikatën. Të lutem ndërhyrë. Të uroj shëndet. Lirinë, Skënderbeu tha...

Rama: Lëre tani se për Skënderbeun kemi Elisën, lëre. Tek posta më e afërt ke kompjutera. Çështja jote është marrë shënim ndërkohë dhe do ta trajtojmë. Çdokush që ka nga këto probleme për të marrë regjistrime nga zyra e Hipotekës ku hoqëm drejtorin e tretë nga zyra e Hipotekës së Beratit, na ra goja mos vini burra drejtorë, por vini gra, tani kemi vënë një grua dhe shpresoj të jetë në lartësinë e detyrës. Tek Shqipëriaqëduam shtroje problemin dhe t'i për 10 ditë merr zgjidhje.

EMISIONET