Protesta e Unazës së Re, shoqërohet ish-deputeti Klevis Balliu

Protesta e Unazës së Re, shoqërohet ish-deputeti Klevis Balliu

Sërish tensione dhe arrestime në protestën e Unazës së Re.

Policia ka arrestuar ish-deputetin e PD, Klevis Balliu së bashku me disa protestues të tjerë. Ky veprim i policisë është shoqëruar me protesta para Policisë së Tianës.

Salianji: Nuk ka thyerje ligji. Është banalitet i Ramës për të tërhequr vëmendjen dhe shoqëron qytetarët për të bërë presion për atë që do ndodhë më vonë. Rama e ka bërë ritenderimin e Unazës së Re dhe do të marrë para me oligarkët e vet. E sheh si një thes me para, si një mundësi, të cilit i bëjnë sytë xixa për ti marrë dhe i shikon qytetarët si armiq. Nuk shikon asgjë tjetër.

Pas arrestimeve kreu i PD, Lulzim Basha reagoi në Facebook, duke e cilësuar këtë javë vendimtare për vendin dhe duke theksuar se nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta verë në dyshim: Ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku.

Basha: Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë. Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!

Mësohet se disa prej të shoqëruarve janë Dritan  Noku, Arend  Bushi, Ani Murataj, Andi Sharra dhe Ervis  Hysneli, të cilët ishin të ulur në një lokal pas përfundimit të protestës.

Më herët gjatë protestës së unazës së re, kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi hetimin e asaj që e quajti afera e radhës korruptive me projektin e unazës së re.

Basha: Në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën të vidhnin 40 mln euro me aferën tashmë të njohur në gjithë botën të unazës së re, si dhe të devijonin lumin e lanës për ti dhënë mundësinë një trafikanti droge, mik i Ballës dhe Ramës të ndërtonte një projekt me vlerë 60 mln euro.

Pavarësisht masave të shtuar të policisë dhe ndalimit të tre pjesëmarrësve në tubim protesta u zhvbillua në zonën e Astriti.

Policia arriti të sigurojë qarkullim të kufizuar të automjeteve, ndërsa pritet që të shoqëruarit të dalin për masë arresti brenda 72 orës.

Për ish-deputetin Balliu kjo është hera e dytë që shoqërohet në polici.



Në drejtorinë e Policisë shkuan edhe përfaqësues të PD.

Kreu i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij akuzoi  Ramën se po tenton të mbulojë vjedhjen 40 milionë euro me Unazën.

Basha: Në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën të vidhnin 40 mln euro me aferën tashmë të njohur në gjithë botën të unazës së re, si dhe të devijonin lumin e lanës për ti dhënë mundësinë një trafikanti droge, mik i Ballës dhe Ramës të ndërtonte një projekt me vlerë 60 mln euro.

Është e njëjta drejtësi e kapur dhe e korruptuar që nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën që tashmë e gjithë bota e tregon me gisht, sepse përmes parave të drogës dhe të krimit shkeli ligjet amerikane, shkeli ligjet e fushatës së presidentit Obama. Dy persona janë dënuar me burg, por për Edi Ramën, prokuroria e kapur dhe majonetat kamikazët politik në prokurori dhe gjykata nuk hapin hetime.

Ne luftojmë për kushtet dhe ligj. Ne luftojmë sonte tek Unaza e Re për të gjitha këto vlera me të cilat do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa.




EMISIONET