Banka lëvizëse Credins ofron për të gjithë qytetarët sidomos ato në zonat rurale një mundësi unike për të marrë shërbime. 

Për të prezantuar këtë risi kjo bankë ishte e pranishme në Innovation Nest Festival 2019, një nga eventet më të rëndësishme në vend, i cili u mbajt ne ARTurbina.

Në këtë aktivitet ishin mbi 1.000 pjesëmarrës, investitorë vendas dhe të huaj, për të mbështetur zhvillimet dhe idetë e reja inovative dhe bizneset start ups.

Banka Credins, e fokusuar në fushën e teknologjisë ishte pjesëmarrëse me Bankën lëvizëse.Kjo bankë lëvizëse  ofron shërbime të plota të një dege bankare, duke përfshire dhe shërbimin ATM,  dhe u vjen pranë klientëve, sidomos ne zonat rurale, aty ku banka mungon.

Jonadra Korre këshilluese klienti, Credins Bank: Ne kemi qenë në një rrugëtim të gjatë për gjatë gjithë vitit dhe do të jemi atje ku klientët kanë nevojë për bankën. Jemi pjesë e këtij festivali pasi askund nuk e gjejmë më mirë veten se këtu.

 Prej kohësh, Mobile Branch ka mundësuar shkurtimin e distancave, duke i dhënë mundësinë jo vetëm klientëve të zonave urbane, por edhe atyre të zonave rurale, të përfitojnë nga shërbimet bankare..Te pranishëm  në këtë event ishin dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, Ambasadori i Zvicrës, si dhe dhjetëra sipërmarrës dhe kompani të suksesshme, që kanë kontribuar në fushën e inovacionit.



/Ora News.tv/