Bamir Topi i zhgënjyer me politikën e jashtme: S'mund të jetë për të konsumuar një vizitë në Elysee

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi është shprehur i zhgënjyer nga politika e jashtme e Shqipërisë. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Topi tha se kryeministri Rama nuk duhet të shkojë në Francë thjesht për një vizitë në pallatin Elysee, por politika e jashtme duhet të jetë produktive.

Bamir Topi: Politika e Jashtme e Shqipërisë, politika e kryeministrit nuk duhet të jetë thjesht për të konsumuar një vizitë ne Elysee për të demonstruar që unë po priten nga Presidenti francez. Unë e konsideroj totalisht të papranueshme. Në mënyrë absolute politika e jashtme duhet një politike e mençur, efikase dhe të japë një produkt. Në rast se rrethohet me imazhe iluzive, që unë e kam  mik presidentin francez dhe në fund fare vjen një rezultat që nuk prodhon asgjë, por prodhon një zhgënjim prodhon një lloj skepticizmi dhe në prespektivën e këtyre marrëdhënieve. 

Është e papranueshme tha Topi, që Shqipërinë minimalisht të mos e vizitojë ministri i Jashtëm i Francës.

Bamir Topi: Është detyrë e kryeministrin që në takimet frekuente që ka me presidentin e Francës ti thotë që në politikën e jashtme nuk ka rëndësi nëse je vendi i madh apo i vogël. Janë dy vende që janë në Evropë, janë në NATO dhe është e papranueshme që të mos kërkohet nga kryeministri i Shqipërisë që Shqipërinë minimalisht duhet ta vizitojë ministri i Jashtëm i Francës. Kjo ka krijuar një paralajmërimi në kohë për ata që e njohin politikën 

Marrveshja e detit me Greqinë

Bamir Topi: Ka një fazë kur Ministria e Punëve të Jashtme ka ekipet negociatore që jo domosdoshmërisht këto gjëra duhet të vijnë në publik sepse konsiderohen teknike. Problemi ka qenë shumë specifik sepse kur fillojnë negociatat zyrtare, jo ato që lidhen me bisedime teknike të zyrtarëve të ministrisë, por kur duhet të ketë një ekip negociator, në mënyrë absolute që duhet të merret plotfuqishmëria e presidentit, që nuk u mor. Kjo do të sillte që në momentin kur të vinte një vendim i parlamentit, patjetër do kishte reagim konstetues nga ana ime sepse ishte thyer kushtetuesja. Nuk qe e nevojshme sepse një grup deputetësh e dërguan në një gjykatë kushtetuese që e ezauroi në një vendim dhe shpjegim të gjatë pse kjo marrëveshje nuk mund të qëndronte në këmbë.

Mendoni se ka rënë përfundimisht?

Bamir Topi: Natyrisht, përderisa Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar, ka rënë në frymën e saj, në terma juridik dhe i ka dhënë mundësinë qeverisë aktuale që të rinegociojë. Ajo që unë konstatoj sot, pa dashur që të jem kritik, nuk ka transparencë. Është e nevojshme që të negociohet sepse midis Shqipërisë dhe Greqisë, është domosdoshmëri që të përcaktohen linjat e delimitimit qoftë të ujërave, qoftë territorit. Por hap pas hapit nuk duhet të dalin ti thonë njerëzve ku jeni, por strukturave që kanë të bëjnë me monitorimin që komisioni dhe parlamenti i bëjnë qeverisë.

EMISIONET