Balluku nuk mban premtimin: Rruga Tiranë-Elbasan nuk u hap në 17 maj

Balluku nuk mban premtimin: Rruga Tiranë-Elbasan nuk u hap në 17 maj

"Deri në 17 maj ne deklarojmë me përgjegjësi që e gjithë rruga do të jetë e përfunduar dhe do të dorëzohet sipas kushteve teknike që parashikohen", ka thënë Belinda Balluku.

Ky është një nga premtimet dhe garancitë që dha ministrja Belinda Balluku pas marrjes së detyrës. Por ashtu si dhe shumë raste të tjera edhe këtë herë gjithçka duket se kanë mbetur fjalë.

I vetmi ndryshim ka qenë hapja e një segmenti ditën e verës, kur dhe u inspektuan punimet e më pas rrugën Tiranë -Elbasan e mbyti heshtja.

Situata mbetet edhe më skeptike duke pasur parasysh faktin se ministrja e re ka kufizuar ndjeshëm fondet për investimet në projektet rrugore.

Në fakt premtimi i bërë në ERTV prej Ballukut ishte për hapjen e plotë të rrugës në 17 maj, dy vite pas marrëveshjes Rama-Basha. 

Por me sa duket Ministrja e re e Infrastrukturës nuk arriti që të mbante fjalën e dhënë.

Këtë e vërteton edhe kjo deklaratë e saj postuar më 28 prill, ku ministrja Balluku njofton se ka shtyrë për në fundin e majit përfundimin e punimeve në këtë aks.

Balluku: Ka përfunduar tuneli panoramik në kilometrin e 17-ë të rrrugës Tiranë-Elbasan duke i hapur rrugë përfundimit sipas afatit të gjithë këtij aksi në fund të muajit maj.

Ajo ka reklamuar përfundimin e punimeve në tunelin panoramik, të cilën e quan veprën e fundit të artit në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Vetëm tuneli panoramik i ka kushtuar buxhetit të shtetit 458 milionë lekë.

EMISIONET