Balla për Muçin: Askush nuk mund të futet në Kushtetuese pa kaluar vettingun

Balla për Muçin: Askush nuk mund të futet në Kushtetuese

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, në një prononcim fill pas shkarkimit nga detyra të Besnik Muçit dhe deklaratës së tij se vendimi nuk prek detyrën si anëtar i Kushtetueses, tha se askush nuk mund të futet në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk e kalon vettingun.

Balla tha se duhet të prevalojë respektimi i Kushtetutës.

Balla: Ne si Kuvend në ditët në vijim duhet të marrim hapat për shtimin e mekanizmave zhbllokues saherë që një individ apo institucion ndërmerr hapa për të penguar reformën në drejtësi.

Balla paralajmëroi se mazhoranca do ti drejtohet Komisionit të Venecias për Kushtetuesen.


EMISIONET