Bale "tërbon" Zidane, uellsiani ka kërkuar largimin nga Reali

Bale "tërbon" Zidane, uellsiani ka kërkuar largimin nga

Gareth Bale vijon të mos jetë i kënaqur në Madrid. 

Sulmuesi uellsian edhe pse arriti të normalizonte marrëdhëniet me trajnerin, Zinedine Zidane po mendon sërish largimin nga kryeqyteti spanjoll. Sipas të përditshmes "Marca", Bale ia ka bërë të qartë agjentit të tij, Jonathan Barnett se dëshiron të ndërrojë ambient në merkaton e janarit.

 Shanghai Shenhua është klubi që dëshiron shërbimet e lojtarit të Realit të Madridit. Skuadra kineze ofron deri në 40 milionë euro në sezon për të bindur ish-lojtarin e Tottenham.

Bale edhe pse ka pasur ulje-ngritjet e tij vijon të jetë një ndër futbollistët më të mirë në botë.

EMISIONET