Bakayoko te Milani? Sarri zbulon vendimin e tij

Bakayoko te Milani? Sarri zbulon vendimin e tij

Tiemoue Bakayoko tek Milani mund të jetë fakt i kryer. Një tratativë që është konfirmuar dhe nga trajneri i ri i Chelsea, Maurizio Sarri që ka pohuar interesimin e kuqezinjve, por më parë duhet pyetur klubi.

"Tani mendoj se skuadra është shumë e madhe. Kështu që unë mendoj që disa lojtarë duhet të huazohen, por nuk e di kush për momentin. Preferoj të kem 23-24 lojtarë dhe tre ose katër lojtarë shumë të rinj. Jo më.

"Bakayoko? Ndoshta, nuk e di në këtë moment. Ndoshta. Duhet të pyesësh klubin. Unë vetëm dua të mendoj për ndeshjet."-pranoi Sarri.

Mesfushori besohet të jetë i afërt për të kaluar në formë huazimi në Seria A dhe konkretisht në radhët e kuqezinjve.

EMISIONET