Bajerni ngel ‘thatë’: Liverpool në pole position për yllin e Leipzig

Bajerni ngel ‘thatë’: Liverpool në pole position për

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner dëshiron të bashkohet me Liverpoolin në dritaren e transferimit veror, sipas një eksperti, thotë All Football.

Me 20 gola në 21 ndeshje të Bundesligës këtë sezon, Werner është në radarin e klubeve më të mëdha të Evropës, ku Liverpuli duket më e favorizuara.

Lojtari i kombëtares gjermane është përfolur më parë për një transferim të mundshëm te kampionët e Bundesligës, Bajern Mynih.

Por Liverpuli ka një marrëdhënie të mirë me Leipzig dhe kjo mund të jetë e dobishme për të lehtësuar rrugën që sulmuesi të transferohet në Anfield.

Ndërsa sipas ekspertit të futbollit evropian, Kevin Hatchard, Liverpul është klubi me shanset më të mëdha për të marrë sulmuesin 23 vjeçar.

EMISIONET