Manuel Nojerit i skadonte kontrata me Bajernin vitin e ardhshëm, teksa kërkonte një zgjidhje sa më të shpejtë për të ardhmen e tij.

Ditën e sotme, klubi bavarez ka njoftuar rinovimin e kontratës me portierin gjerman, i cili tashmë ka hedhur firmën për kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2023.

Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme, se marrëdhënia nuk ka qenë shumë e mirë mes portierit dhe drejtuesve, për shkak se thuhej se gardiani bavarez nuk ishte i lumtur për faktin se në skuadër do afrohej një portier tjetër dhe ai mund të përfundonte rezervë.

Megjithatë tashmë është arritur gjithçka dhe Nojer ka rinovuar kontratën me Bajernin, e cila tregon edhe njëherë se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për disa sezone të tjera.

/Ora News.tv/