Azilkërkuesit, 4500 shqiptarë janë kthyer në 6 muajt e parë të 2017

Azilkërkuesit, 4500 shqiptarë janë kthyer në 6 muajt e

Në 6 muajt e parë të këtij viti, 4500 shqiptarë azilkërkues janë riatdhesuar. Pavarësisht se qendra gjermane e informacionet raporton për ulje të numrit të azilkërkuesve me 70.000 persona nga viti 2015 në 2016, sërish statistikat mbeten të larta nga shqiptarët që duan të largohen në Gjermani.

Dimak raporton gjithashtu se janë dhënë edhe 500 lejë në muaj, kryesisht për të rinj që zotërojnë një zanuar, por profesionistë si bluza të bardha që tashmë kanë marrë autorizimin e qëndrimit në Gjermani.

Duke e bërë të qartë se mundësit për azil janë 0, dhe rrugët e punësimit janë vetëm ato zyrtare për zanatet, Ambasadorja Susanne Schütz u tha shqiptarëve se me investimet shqipëria është një vend i sigurt.

Susanne Schütz: 24 mln euro ka investuar Gjermania dhe BE në reahbilitimin e rrugëve në rajonin e Kukësit dhe të Shkodrës. Përmes këtyre investimeve shkurtohet ndjeshëm distance fizike, nga zonat rurale drejt qytetit dhe fermerët shkojnë më lehtë në treg. Cilësia e jetës është ku ka rrugë dhe  ujë që rrjedh lirshëm në rubinetat tuaja dhe ne sot përurojmë  investime në këtë sektor.

Të njëjtin apel përcolli edhe kryetari i bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu.

Bashkim Shehu: Kukësi tashmë ka një plan të përgjithshëm vendor që është miratuar para 1 jave që është firmosur edhe nga kryeministri. Ju lutem rrini në vendet tuaja, investoni sepse nuk ka si vendi juaj.

Por realisht cfarë ofrojnë zona të tilla rurale? Novosej është një fshat në Kukës me rreth 4000 banorë. Qeveria Gjermane, BE dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë investuar përmes një fondit 24 mln euro për infrastutkrën rrugore dhe ujësjellsinë duke i garantuar banorëve shkurtim të distancës së lidhjes me qytetit dhe sigurimin e uji të pijshëm.

Por në këtë fshat jetojnë të moshuarit, pasi të rinjtë kanë zgjedhur largimin nga zona e tyre në emër të një të ardhme më të mirë; përmes migrimit dhe emigrimit. Tenzile Noka jeton vetëm me bashkëshortin e saj pasi fëmijët i ka të gjithë emigrant. Shprehet e kënaqur për investimet, por thotë se janë të pamjaftueshëm në kohën kur zona izolohet dhe mungojnë ilaçet.

Ndërsa fermerët ankohen sepse nuk gjejnë treg për patatet e tyre, prodhimin më të njohur të Shishtavecit dhe Novoseje.

Por mes përpjekejeve për të mbajtur në këmbë ekonominë, në qarkun e Kukësit nuk mungojnë edhe shembujt të tillë suksesi si ai i Shaban Muratit. Përmes mbështetjes së një projekti të GIZ, Shabani ka një femër gati 20 dylym të mbjella me sherbele, vreshta dhe bimë foragjere.

Fermeri u mbështet financiarisht me blerjen e pajisjeve bujqësore si traktorë, makineri frezë.

Drejtori i Giz: Ky është një program i ambasadës gjermane, ne veprojmë në 6 rajone, si Kukës, Dibër, Korçë, Elbasan dhe Shkodër për të mbështetur fermerët për të nxitur investimet. Shqipëria ka potencial në agrokulturë që nuk po shfrytëzohen. Ndaj përmes mbështetjeve të tilla financiare dhe logjistike bëjmë përpjekje për të zhvilluar zonat në sektorin e bujqësisë.

Gjithashtu në Kukës, u inaguar edhe qëndra për informacion dhe orientimin për të drejta sociale. emigrimin dhe arsimin profesional që qytetarët të iformohen më mire se në cilët rrugë mund të punësohen në shtet e tjera.

EMISIONET