Autori i tritolit në farmacinë e Tahirit sërish në burg, i theu këmbët kushëririt

Autori i tritolit në farmacinë e Tahirit sërish në burg, i

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Vladimir Gjutën, një shtetas të njohur për drejtësinë shqiptare.

Gjuta i arrestuar disa herë dhe akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e të atit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka rënë sërish në prangat e policisë së Tiranës.

Këtë radhë është prangosur për dhunë dhe plagosjen e kushëririt të tij. Ky i fundit me shenja të dukshme nga dhuna, pasi i janë thyer dhëmbët dhe një sy e ka të dëmtuar, ka paditur Gjutën në Polici.

Ngjarja është regjistruar ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, tek shtëpia e kushëririt të Vladimir Gjutës.

"Më datë 4 janar, nga specialistët për Hetimin e Krimit në  Komisariatin e  Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor V. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se në datën 02.01.2020 ka goditur me sende te forta shtetasin J. H. Gjithashtu po ky shtetas dyshohet se është autori i ngjarjes së datës 19.12.2019, të ndodhur në Rrugën e Elbasanit, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku është goditur me sende të forta  shtetasi S. Xh. Materialet në ngarkim të shtetasit V. Gj.,  i kane kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”" njoftoi policia.

Gjuta u arrestua në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit për ngjarjen e ndodhur në farmacinë e babait të ish ministrit Tahiri.

Ndërsa në 2016, u ndalua pasi rrahu babain.


EMISIONET