Autobusi me studentë përplaset me kamionin, raportohen plagosje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2018, 17:49
Një autobus shkolle me disa studentë është përplasur me njw kamion në New Jersey duke shkaktuar plagosje të shumta.
Incidenti ndodhi mëngjesin e së enjtes pranë malit Olive.
Fotografitë nga rrëzimi i autobusit tregojnë fëmijët e ulur në tokë duke ndihmuar miqtë që ishin lënduar.
Sipas MailOnline, shumë ambulanca kanë arritur në vendngjarje, ndërkohë që është e paqartë si ndodhi aksidenti.