Autobusi humbet çatinë, lë pas dhjetëra nxënës të plagosur

Autobusi humbet çatinë, lë pas dhjetëra nxënës

Një autobus charter që mbante nxënës të shkollave të mesme, humbi çatinë pas një përplasje hiorror që la më shumë se 40 vetë të plagosur.

Pothuajse të gjithë në bord u lënduan kur autobusi u përplas në një mbikalim në një autostradë Long Island në Nju Jork, duke lënë disa të bllokuar brenda.

Një person ishte në gjendje kritike, ndërsa pesë të tjerë kishin pësuar lëndime të rënda duke përfshirë thyerjen e eshtrave.

Autobusi mbante 38 nxënës të shkollave të mesme dhe pesë shoqërues, të cilët sapo kishin zbritur në aeroportin ndërkombëtar të Nju Jorkut pas një udhëtimi në Evropën Lindore, plus shoferin.

Autobusi goditi mbikalimin në Parkwayun e Shtetit Jugor afër Exit 19 në Lakeview pas orës 21:00 lokale të dielën.

Adoleshentët, 16-18 vjeç po ktheheshin për t'u ribashkuar me prindërit e tyre pas pushimeve.

Policia tha se shoferi nuk ishte nga zona dhe nuk ishte në dijeni të sistemit të autostradës apo të mbikalimeve më të ulëta.

EMISIONET