Audio-përgjimi, Xhafaj sfidon Bashën: Nëse del i vërtetë, dorëhiqem, ose dorëhiqu!

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë se nëse audio-përgjimi i vëllait të tij del i vërtetë, dorëhiqet nga pozicioni i ministrit, ndërsa sfidon kreun e PD, Basha, duke deklaruar se në të kundërt, duhet të dorëhiqet ai.

Xhafaj: Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot : Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim. Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë? E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund

EMISIONET