Audio përgjimi, Rama: Tallje që synon destablizimin e vendit

Audio përgjimi, Rama: Tallje që synon destablizimin e vendit

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend foli edhe për audio përgjimin. Duke paralajmëruar se rezultatin e analizës shkencore, ai tha se videopërgjimi është i fabrikuar.

Rama tha se autdio përgjimi nuk ka lidhje me personin që akuzohet, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rama: Fatmirësisht në fatkeqsinë e vet, historia e këtij audio përgjimi ka një fund të qartë dhe të padiskutueshëm nga askush, sepse nuk bëhet fjalë për opinion, bëhet fjalë për një provë konkrete që ose është autentike ose e fabrikuar. Këtë nuk ka nevojë ta thotë askush këtu në Shqipëri fare dhe është qesharake. Unë e di rezultatin se e kam kërkuar që atë ditë, por ajo që thuhet, që ky e thotë këtë, që prokuroria e kapur prej tij të thotë këtë… është qesharake.  

Prokuroria thjesht duhet ta çojë atë material në një laborator shkencor të kujdo vendi partner me Shqipërinë. T'i bëjë analizën shkencore dhe këtu nuk është çështje opinioni, është me barrë apo duket si me barrë apo ka brenda jastik, këtu është cështje analize shkencore. Në një laborator shkencor që do të thotë është apo nuk është.

Unë që ju kam thënë publikisht që kjo është një histori banale dhe audiopërgjimi është palidhje fare me personin e akuzuar, po ju them që historia pas audio përgjimit është akoma më e hatashme. E shikoni, janë vetëm aktorë që luajnë aktorin. Kam shumë shpresë që do të dalin nga hetimi skenaristët, regjisorët dhe producentët dhe nga këto ai ditëziu i rrugëve të Vlorës është si atë figurantët e neorealizmit italian. Ça ti thuash thotë! Më prapa historia është shumë herë më serioze sesa duket. Sidoqoftë tia lëmë Prokurorisë. Ajo që na duhet është të vijë përgjigjja e analizës shkencore. Jo nëpër kompani private jo në studio private etj., në një laborator shkencor në një vend partner të Shqipërisë.

Unë do i bëj një pyetje të gjithë atyre që janë të zemëruar nga fakti se na doli që vëllai i ministrit të Brendshëm, na qenka trafikant aktiv droge.

Çfarë do mendoni për veten tuaj kur kjo që unë them të dali siç unë e them dhe kur të mësoni se bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë ju. Një tallje e madhe që synon destablizimin e vendit. Si do ju duket vetja pasi të dilni në protestë kur të mësoni se keni dalë në protestë njësoj sic shkohet në kinema për të parë një film dhe për të mbushur sallën e kinemasë, si do ju duket vetja?

Zgjedhja është e lirë dhe bën atë që do. Fatmirësisht koha kur shkoje në protestë dhe nuk ktheheshe në shtëpi, por në morgun e spitalit ka vdekur.

Në protestë mund të dalë kush të dojë dhe nuk e prek kush me dorë, sigurisht duke mos prekur vijat.

Mendojeni njëherë këtë që po ju them. Mendojeni që  të mos ju duket vetja e keqpërdorur me paralajmërim. Që kjo është tallje, që videopërgjimi është i fabrikuar si një videopërgjim i dikujt që nuk është fare aty dhe kjo bëhet për të shkatërruar metrin e fundit për hapjen e negociatave.

Kush nuk i do negociatat duhet të iki në protestë të shkojë atje dhe mos lëvizë deri sa të mos hapen negociatat. Kush i do negiociatat duhet ta dijë që me ose pa dashje shkon aty për të kontribuar të kundërtën.

EMISIONET