Disa njerëz janë plagosur pas shembjes së çatisë gjatë një shfaqje në Teatrin Piccadilly në West End të Londrës.

Teatri ishte mbushur me njerëz që po shihnin shfaqjen “Death of a Salesman”.

Rrëzimi i pjesshëm i tavanit ndodhi rreth orës lokale 20:00. Disa njerëz raportohen se kanë mbetur të mbuluar nën rrënoja.

Më shumë se 1.000 njerëz u evakuuan nga vendi i ngjarjes.

Pesë anëtarë të audiencës kishin nevojë për trajtim spitalor pasi morën lëndime të vogla, tha Ambassador Theatre Group (ATG).

Ngjarja ndodhi rreth 20 minuta pasi kishte nisur shfaqja.

Ndërsa nuk raportohet për viktima.



/Ora News.tv/