Atletico gjen pasuesin e Griemzann, vlen 105 milionë funte
Teksa pritet zyrtarizimi i Antoine Griezmann te skuadra e tij e re, te Atletico e Madridit nuk kanë mbetur duarkryq.
Skuadra e vogël madrilene ka nisur punën për të gjetur pasuesin e francezit dhe sipas "AS", zëvendësuesi i tij do të vij nga Portugalia. Nuk është një emër dosido, por ai i yllit të Benfikës, Joao Felix. Adoleshenti i kampionëve portugez është lakmuar nga shumë gjigantë europian, me Juventusin, Manchester United dhe Manchester Cityn që janë në ofensivën finale për një akord me 19 vjeçarin.
Klauzola e lirimit të tij është vendosur në 105 milionë funte dhe mediat në Spanjë sugjerojnë se trajneri i Atletikës, Diego Simeone, e ka vendosur portugezin në krye të dëshirave për këtë merkato vere.