Atentati ndaj Prokurorit, Basha nga Korça: Autori, pjesë e bandave të pushtetit

Atentati ndaj Prokurorit, Basha nga Korça: Autori, pjesë e bandave

Nga Korça ku zhvilloi takimin e dytë me të rinjtë, kreu i PD, Lulzim Basha komentoi arrestimin e Redjan Rrajës si një nga atentatorët e prokurorit Arjan Ndoj.

Sipas Bashës, ai nuk është i panjohur por është pjesë e bandave të pushtetit, teksa shtoi se sulmi është një ‘atentat mafioz’.

Kryeopozitari Basha  e cilësoi një lajm të rëndë që nuk i bën mirë gjendjes se depresionit ku sipas tij ndodhet vendi.

Basha: Unë po vij nga Tirana ku siç e keni ndjekur sot ka pasur një tjetër skandal, disa skandale por njëri që vazhdon e vazhdon. Është zbuluar siç thamë edhe para 4 ditësh është zbuluar një nga autorët që besohet se ka qenë pjesë e atentatit mafioz dhe nuk është askush i panjohur, është pjesë e pushtetit, pjesë e bandave të pushtetit. E gjitha është luftë bandash, bandat në pushtet që luftojnë me njëra-tjetrën për të grabitur më shumë dhe për të vjedhur më shumë. Natyrisht ky është një lajm i rëndë, i cili nuk i bën aspak mirë gjendjes së vendit që është një gjendje e depresuar, depresioni psikologjik, social, mbi të gjitha ekonomik.

EMISIONET