Atentati ndaj Edison Harizajt, hetimet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, 14 të shoqëruar

Atentati ndaj Edison Harizajt, hetimet në Tiranë, Durrës dhe

Hetimi për atentatin në Durrës ku u vra Edison Harizaj dhe u plagos Genci Çaçi është shtrirë në tre qytete, Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Në lidhje me ngjarjen në këto tre qytete janë marrë në pyetje 14 persona, që janë bashkëpunëtore, por edhe persona që kanë pasur konflikt me viktimën.

Edison Harizaj, dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Skerdilaid Konomit,  por këto akuza  nuk u vërtetuan, ndaj dhe Edison Harizaj nuk është ndaluar për atë ngjarje.

Po ashtu ai dyshohet se ka lidhje edhe në rrëmbimin e pak muajve më parë të Albano Xhaferrit në Vlorë.

39-vjeçari është një person me precedent penal, i skeduar nga policia për disa vepra penale.

Ndërkohë policia po punon në dy pista hetimi, atë të një hakmarrje të mundshme dhe larjes së hesapeve për shkak të të shkuarës kriminale të viktimës.

EMISIONET