Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka shkuar në mbështetje të banorëve të Astirit para Drejtorisë së Policisë.

Ai ka paralajmëruar se banorët do nisin sot protesta pa afat.

Balliu tha se arrestimi i tre banorëve të Astirit ishte i paligjshëm.

Ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama si fajtor për situatën e krijuar para Drejtorisë së Policisë.

Ish deputeti shtoi se pasojat e arrestimeve do jenë përgjegjësi e Kryeministrit Rama

Klevis Balliu: "Nuk do lejohet nipi i Spiro Lekës të rikthejë nenin 55 ku nuk të lejohet të flasësh, ku nuk të lejohet të protestosh. Ata që janë arrestuar janë arrestuar në kundërshtim të ligjit, të Kushtetutës. Që kur është ndaluar e drejta për të protestuar në Shqipëri? Kush e ndaloi Edi Rama, Spiropali? Saje Qorri është jashtë. Këta banorë futen në burg sepse protestojnë kundër një aferë korruptive, mafioze nga ku përfiton krimi i organizuar.

Është e rëndësishme, ky provokim që i ka ardhur qytetarëve shqiptarë, konkretisht banorëve të unazës, mund të sjellë përplasje apo gjithçka tjetër erdhi si shkak i Edi Ramës. Është Rama shkaktari i kësaj proteste. Erdhi ky njeri, ky bandit, mafioz, hajdut që i provokoi dhe arrestoi në sytë e fëmijëve të tyre sepse protestojnë.

Pasojat janë përgjegjësi direkte e Edi Ramës. Nuk di të them çfarë pasojash ka, nuk di të them se çfarë do të ndodhë por di të them se është faji i tij.

Ata kërkojnë dialog me qeverinë. Të zgjidhin këtë problem, të flasin dhe të vazhdojnë punën e tyre. Ky hajdut, ky kriminel, nuk kërkon dialog me qytetarët por vjen këtu ti arrestojnë. Kush mendon se është Edi Rama.

Kam një thirrje për efektivët e policisë. Edi Rama është në ditët e tij të fundit dhe do mbahet përgjegjësi për të gjithë ato që arrestojnë qytetarët e këtij vendi, për të gjithë ata që zbatojnë  këto urdhra. Jemi në mbështetje të banorëve. Dhe sot në orën 18:30 do të vazhdojë protesta por nuk them afat kohor se sa do të zgjasë protesta. Atë do ta vendosin banorët.

/Ora News.tv/