Arti na bashkon me BE, 28 mjeshtra akuareli ekspozitë në Fier

Arti na bashkon me BE, 28 mjeshtra akuareli ekspozitë në Fier

Arti është një format më përbashkuese të njerëzve kudo në botë. Ndaj në Javën e Evropës, 28 mjeshtra akuareli janë bërë bashkë në Fier në një ekspozitë nën kujdesin e kuratorit Helidon Haliti.

28 mjeshtrit  evropian  të akuarelit kanë sjellë në Fier punimet më të mira në një ekspozitë në ambientet e galerisë së arteve “Vilson Kilica”.

Për kuratorin Helidon Haliti, ekspozita veç vlerave artistike vjen edhe si një koleksion trashëgimie.

Secila prej tyre vjen punuar bukur me ngjyra dhe teknikë  duke përcjellë artin e çdo artisti që vjen nga çdo kënd i Evropës. 

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi tha se ekspozita të tilla përçojnë faktin se shqiptarët janë pjesë e Evropës dhe duhet të ndihen të tillë në çdo hap.

Ekspozita e “European Masters of watercolor “  do të qëndrojë e hapur për të gjitha artdashësit fierakë deri më datën 7 qershor.

EMISIONET