Artan Koni: Të gjithë duan të largohen, gjendja në spitalet shqiptare është alarmante

Artan Koni: Të gjithë duan të largohen, gjendja në spitalet

Mjeku Artan Koni i ftuar në emisionin Tempora në RTV Ora ngriti shqetësimin për mungesën e mjekëve në spitalet shqiptare.

Sipas tij të gjithë ata që mbarojnë universitetin aplikojnë për tu larguar jashtë shtetit.

Artan Koni: Patjetër që është alarmante. Ajo statistika që dhastë për njerëzit që marrin lejen nga Urdhri i Mjekut, në fakt aplikimet janë shumë më shumë. Të gjithë aplikojnë, një pjese nuk ja japin sepse kanë kontrata të lidhura me spitalet e rretheve. Por nëse shohim dëshirën shumica dërruese e atyre që mbarojnë shkollën në Shqipëri duan të ikin. Problemi kryesor që kanë profesionet, por më të theksuar mjekësia është që nëqoftëse qendron shumë vite pa punë nga ana profesionale bie.

EMISIONET