Artan Hoxha: Policia e Shkodres është kthyer ne ndërmarrje funerale

"Kambanat rane per ata,që nuk kanë,vesh!" policia është kthyer në ndërmarrje funerale, pasi vetëm mbledh kufoma rrugëve te qytetit" shkruan Artan Hoxha, gazetari investigativ në një status në facebook.

 Hoxha u drejtohet drejtuesve të policisë së Shkodrës  duke i thënë se përballë kësaj situata ku numërohen 11 viktika të një seriali vrasjesh atëherë duhet të bëhen burra e të japin dorëheqjen.

Reagimi vjen sot pasi ne Shkoder u ekzekutuan dy vellezerit Astrit dhe Brahimi Bilali


Statusi i Artan Hoxhes

Kambanat e alarmit ranë,per ata që nuk kanë vesh dhe kur s’ke vesh, bilanci dihet...

Kjo e sotmja, eshte thjeshte kronika e nje vrasjeje të paralajmeruar...

Policia e Shkodres, e cila është kthyer ne ndërmarrje funerale, pasi vetëm mbledh kufoma rrugëve te qytetit, deklaron se autoret janë të panjohur dhe kanë ikur në drejtim të paditur...

Vetem 8 muaj, 11 viktima, asnjë vrasje e zbuluar, asnjë emër autori, asnje vrasës në burg.

Për zinxhirin komandues te policisë së Shkodres!!

—Nëse nuk kujtohet kush t’u largojë nga detyra, behuni burra jepni doreheqjen!!!

Se më keq se kaq,nuk ka ku shkon.

Në të vërtetë,gjithe Shkodra e di,kush jane vrasësit dhe ne çfarë drejtimi kanë ikur, madje dhe në cilën shtepi janë,duke ndjekur lajmet,mbi vrasjen, në tv




EMISIONET