Arta Dade: Basha lider me probleme në personalitet, opozitën e drejton Berisha

Arta Dade: Basha lider me probleme në personalitet, opozitën e drejton


Lider me probleme në personalitet e ka cilësuar ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Arta Dade, kreun e demokratëve, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin “Tempora” transmetuar mbrëmjen e 16 prillit në RTV Ora.

Dade thotë se "opozita ka hyrë në një luftë politike e papërgatitur" dhe se opozitën po e drejton Sali Berisha, i cili rri pas Lulzim Bashës.

Arta Dade: Ka shumë aktorë që janë përgjegjës, por mbi të gjitha përgjegjës janë ata që e quajnë veten lider të forcave kryesore politike. Mazhoranca nga ana e saj duhet të nxjerrë përgjegjegjësitë e veta dhe të jetë në përgjegjëshmërinë që kërkojnë vetë sfidat që ka Shqipëria përpara, por nga ana tjetër opozita ka hyrë në një luftë politike e papërgatitur, e pareformuar dhe me një lider që ka mjaft probleme të mbartura në personalitetin e tij, për të cilat më së pari ai vetë duhet të ishte i interesuar që t'i kishte pastruar. 

Shikoj me shqetësim gjithashtu që Sali Berisha, është përgjegjës për dëme madje për disa prej tyre të pariparueshme në Shqipëri, drejton mesa duket opozitën në Shqipëri dhe është vazhdimisht në krah të Lulzim Bashës.


EMISIONET