Art me vezë

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe më i shpejtë i ditës, që shumë prej nesh e kalojnë dhe me një vezë të skuqur.

Në rrjete sociale shohim shpesh postime ku kuzhinierët tregojnë artin që bëjnë, të cilat bëhen virale menjëherë.

Një studente mjekësie nga Meksika ka treguar se si arrin të krijojë pamje të ndryshme, të krijuara vetëm nga vezët e skuqura.

Duket sikur Michele Baldini thjesht luan me ushqimin dhe arrin të bëjë art. Sipas saj, ideja erdhi nga një vezë e thjeshtë me simbolin e Yin Yang.

Edhe pse ka eksperimentuar me ushqime të tjera, vezët e skuqura janë të preferuarat e saj.

EMISIONET