Milani e ka nisur vitin 2020 me një ritëm për tu admiruar pasi në katër sfida përfshirë këtu edhe Kupën e Italisë ka regjistruar 3 fitore dhe 1 barazim. 

Me ardhjen e Zlatan Ibrahimovic, ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli ka një tjetër marrëdhënie me golin e si pasojë po dëfren edhe tifozët në shkallët e stadiumit. Teksa kanë arritur të bëjnë 3 largime dhe po kaq afrime në merkaton e janarit, së fundmi Arsenali kërkon të marr shërbimet e Hakan Calhanoglu. 

Sipas gazetës prestigjioze italiane, “Corriere dello Sport”, topçinjtë kanë kërkuar informacione në lidhje me fantazistin turk. Milani për ta lënë të lirë futbollistin kërkon të paktën 25 milionë Euro pasi 27-vjeçari është pjesë e projektit te Piolit. Një shifër e përballueshme për arkat e Arsenalit që synon që në këtë merkato dimri ti sjellin trajnerit Mikel Arteta një lojtarë cilësor.

/Ora News.tv/