Arsenal e nxjerr "skarco", Juve e Milan fërkojnë duart për Ramsey

Arsenal e nxjerr "skarco", Juve e Milan fërkojnë duart

E ardhmja e Aaron Ramsey pritet të jetë në Seria A, me Milan, Juventus e Lazio që kanë nisur kontaktet e para me mesfushorin uellsian, i cili në fund të sezonit do të jetë një agjent i lirë pasi nuk do të rinojë me Arsenalin. Një fakt të tillë e ka pohuar vetë 27 vjeçari i cili në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka theksuar:

"Gjithçka ka shkuar mirë me klubin. Ne menduam se ishim në një pozicion ku ne kishim rënë dakord për një marrëveshje, por kjo nuk ndodh më. Kështu që unë duhet të vazhdoj të luaj futbollin tim dhe të bëj më të mirën për Arsenalin këtë sezon.

"Ky është një vendim që ata kanë bërë. Gjërat ndodhin në futboll dhe ju vetëm duhet të bëni atë që dini të bëni më mirë, të luani futboll. Kjo është e gjitha që po përqëndrohem dhe i jap më të mirën Arsenalit. Sigurisht [unë do të respektoj kontratën time].

"Unë jam i kontraktuar në Arsenal dhe unë do të bëj më të mirën tani këtë sezon për të provuar dhe për të arritur diçka të veçantë".-deklaroi Ramsey.

Për shërbimet e uellsianit, tre gjigandët e Seria A pritet të kenë konkurencën e shumë skuadra të tjera, ku Barcelona dhe PSG janë dy nga skuadrat që do futen në garë për Ramsey.

EMISIONET