Arrestohet shoferi i Benzit, shkaktoi aksidentin me 2 të vdekur në Cërrik

Arrestohet shoferi i Benzit, shkaktoi aksidentin me 2 të vdekur në

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit si shkaktar i aksidentit tragjik me dy viktima shënuar mbrëmjen e së dielës në Cërrik.  I riu dyshohet se shkeli rregullat e qarkullimit, duke u përplasur fillimisht me një karrocë të tërhequr nga kafshë pune, e më pas me një makinë tjetër.

Shkelja e rregullave të qarkullimit nga një 24-vjeçar është shkaku i aksidentit tragjik me dy viktima e dy të plagosur në Selitë të Cërrikut.

Andis Hysa është vënë në pranga nga policia si shkaktar i përplasjes fatale.

Sipas Policisë, 24-vjeçari duke drejtuar mjetin e tij në kushtet e errësirës dhe fushëpamjes së kufizuar në kthesë ka goditur karrocën që tërhiqej nga një kafshë pune.

Më pas ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë në krah të kundërt ku është përplasur me mjetin tjetër që vinte përballë.

Si pasojë, Agim Mençi 53 vjeç që drejtonte karrocën dhe Agron Shermlli 48 vjeç, pasagjer në mjetin e dytë, humbën jetën në vendngjarje.

Doris Shermadhi, dhe vetë 24 vjeçari Hysa mbetën të plagosur.

Aksidenti tragjik u shënua në rrugën rurale Mollas-Selitë, tek “Ura e Sharrës”.

7 persona persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së mjeteve në rrugët e qarkut të Elbasanit në dy javët e fundit

Më i rëndi i kohëve të fundit ishte ai i 23 shtatorit ku katër gra mbetën viktima në aksin Elbasan-Peqin, teksa udhëtonin drejt Gramshit për të përgatitur një ceremoni varrimi.

Shkelja e rregullave të qarkullimit rezukton shkaku kryesor i aksidenteve sipas të dhënave të INSTAT.

Përdorimi i celularit në drejtimin e mjetit dhe shpejtësia mbetet një tjetër faktor që përgjak rrugët e vendit.

Aksidenti qe ndodhi mbremjen e se dieles 6 tetor


EMISIONET