Arrestohet rastësisht në Itali, shqiptari i dënuar në Tiranë për vrasje

Arrestohet rastësisht në Itali, shqiptari i dënuar në

Një shqiptar i dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Tiranës, është arrestuar nga autoritetet italiane.

Shqiptari 37 vjeçar me iniciale K.D, u arrestua menjëherë pasi kishte mbërritur në aeroportin e Stambollit. Në momentin e arrestimit, shqiptari ishte i shoqëruar me gruan e tij italiane.

Shqiptari jetonte prej 11 vitesh në Itali. Oficerët e policisë kufitare e ndaluan atë për një kontroll rutinë për pasagjerët e ardhur nga Turqia.

Kur tregoi dokumentin, shqiptari ishte një shtetas me iniciale A.H 38 vjeç nga Kosova, por nga kërkimi i mëtejshëm, u shfaqën identitete të ndryshme, duke zbuluar se shqiptari ishte në kërkim nga Interpoli.

Sipas mediave lokale italiane, 37 vjeçari është dënuar në vitin 2008 nën akuzën e vrasjes me paramendim dhe mbajtjen e paligjshme të armëve. Urdhër-arresti nga Interpoli u lëshua ndaj tij që në vitin 2004.

EMISIONET