Një politikan i njohur italian është vënë nën pranga nga autoritetet e Antiamfias pasi shfrytëzonte vizitat institucionale në burgje për të përcjellë mesazhe e urdhra të bosave të mafias Cosa Nostra me referim të drejtpërdrejtë me kryebosin e shpallur në kërkim Matteo Messina Denaro.

Me urdhër të Prokurorisë së Palermos, Antimafia italiane ka vënë në pranga 5 persona mes të cilëve dhe një eksponent të njohur të Partisë "Radikalët Italianë", Antonello Nicosia.

Ai akuzohet si ndërmjetës mes mafias siçiliane Cosa Nostra e të burgosurve mafiozë në burgjet. Në lidhje të ngushtë me klanin mafioz të familjes Sciacca, politikani italian shfrytëzonte vizitat institucionale në burgje për verifikimin e kushteve të të burgosurve për të përcjellë mesazhe e urdhra të bosëve të Cosa Nostras me referim kryebosin në kërkim, Matteo Messina Denaro.

Partia "Radikalët Italianë" ka një platformë politike mjaft pranë personave në vuatje e në vështirësi, impenjuar në linjë të parë në të drejtat e të burgosururve. Shpesh kjo forcë politike organizon vizita në burgjet italiane për të verifikuar problematikat e tyre.

Politikani i arrestuar Antonello Nicosia, ishte mjaft aktiv në këtë drejtim e është anëtar i Komitetit Kombëtar të kësaj partie. Nën shoqërimin e parlamentares Giuseppina Occhionero, e cila nuk ishte në dijeni të fakteve, ka takuar mafiozët më të rrezikshëm që vuajnë masën e dënimit në burgjet e sigurisë së lartë në Itali.

Operacioni i Antimafias italiane i koduar "Passepartout" ka zbardhur përmes përgjimeve ambientale bisedat e politikanit me mafiozët e burgosur, ku kryebosin Matteo Messina Denaor e quante "kryeministër" e lëshonte sharje të ulëta ndaj gjykatësit të vrarë Giovanni Falcone, duke e krahasur vdekjen e tij si një "aksident në punë."

Ky operacion antimafia është përshëndetur nga Ministri i Jashtëm italian e lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio, i cili në një postim në Facebook shkruan "se i gjen të neveritshme fjalët që fyejnë kujtimin e Borsellinos e Falcone, nga dikush që quan Matteo Messina Denaro kryeministër. Janë fjalë shokuese, tronditëse që pavarësisht implikimit të politikanit duhet të në bëjnë të reflektojmë" shkruan Di Maio.

 

/Ora News.tv/