Arrestohet polici në Shkodër, i del videoja e turpshme

Arrestohet polici në Shkodër, i del videoja e turpshme

Një tjetër rast i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Malësi të Madhe, ku protagonist është oficeri i policisë së zonës Gruemirë.

Ky i fundit është arrestuar pas publikimit në media të disa pamjeve ku ai shfaqet duke kryer akte të turpshme.

Bëhet fjalë për Berhan Bajrakurti që sipas të ëmës që ka denoncuar në media ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare.

Ende nuk ka informacione zyrtare, por dyshohet se efektivi është regjistruar teksa ishte duke komunikuar në rrjetet sociale me të miturën nga Kopliku.

Ka qenë e ëma e vajzës që ka konstatuar videon dhe pasi ka parë pamjet e rënda ka biseduar me 15-vjeçaren dhe më pas i është drejtuar Komisariatit të Koplikut për të bërë denoncimin.

Për News Bomb mamaja e saj ka thënë se e ka parë vajzën të shqetësuar para katër ditësh, e cila kishte frikë të bënte denoncimin.

Nëna e të miturës shprehet se ngacmimi nuk ka mbetur vetëm në komunikimin në rrjete seciale, por pretendon se efektivi i ka kërkuar vajzës që të hipte me të në makinë, madje e përndiqte shpesh deri në afërsi të shtëpisë.

Ato thonë se vetë efektivi i policisë ka penguar të bënte denoncimin në komisariatin e Malësisë së Madhe. Një ditë më pas nëna thotë se ka shkuar në komisariatin e Shkodrës por nuk ua kanë pranuar denoncimin. Burime nga policia e shtetit dhe SHÇBA thanë se po verifikohen pretendimet për mosveprim nga strukturat e policisë lokale dhe në përfundim do jepet konkluzioni. Një tjetër pistë hetimi është edhe ajo e kallzmit të rremë. Policit mund ti jetë publikuar videoja në shenjë hakmarrjeje duke përdorur madje dhe të miturën. 

EMISIONET