Arrestohet në Tiranë shtetasi finlandez, kryesonte listën e të kërkuarve

Arrestohet në Tiranë shtetasi finlandez, kryesonte listën e

Një shtetas finlandez i cili kryesonte listën e personave të shpallur në kërkim në këtë shtet është arrestuar në Tiranë.

Policia e shtetit informoi sot, (26 janar) se 34 vjeçari i identifikuar me inicialet M.S figuronte i rrezikshëm për shkak të panikut dhe rrezikut që shkaktonte tek qytetarët.

 Shtetasit finlandez M. S., kryeson listën e personave të kërkuar në Finlandë, kjo sipas konfirmimit të Interpol Helsinkit, për shkak të panikut dhe rrezikut që ka shkaktuar për qytetarët. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytetete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 - prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi" informoi policia e shtetit.

Kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit M. S., u bë me qëllim ekstradimi drejt Finlandës. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga Drejtoria Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një bashkëpunimi në shkëmbimin e informacioneve në kohë reale mes ZQK Interpol Tirana dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL.

EMISIONET