Arrestohet në Tiranë 44-vjeçari i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni

Arrestohet në Tiranë 44-vjeçari i dënuar në Itali

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit për llogari të drejtësisë Italiane. Në pranga ka përfunduar shtetasi shtetasi Çlirim Marku, banues në Tiranë.

"Shërbimet e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Çlirim Marku, 44 vjeç banues në Tiranë" informon policia. 

Policia bën me dije se Gjykata e Italisë ( Latinës), e ka dënuar Markun me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale" Organizatë kriminale " dhe Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar në nenet 81, 110 e 337 të Kodit Penal Italian.

EMISIONET