Arrestohet në një stripclub pornostarja që akuzoi Presidentin Trump

Arrestohet në një stripclub pornostarja që akuzoi Presidentin

Ylli i pornografisë e njohur me emrin artistik Stormy Daniels e cila u vu në qendër të mediave botërore pas deklaratës së fortë se kishte pasur një aferë seksuale me Presidentin amerikan Donald Trump, është arrestuar në Columbus, në Ohajo.

Lajmin për arrestimin e ka dhënë avokati i aktores në një postim në twitter, duke e cilësuar të motivuar politikisht.

Stormy Daniels është ndaluar në orët e para të mëngjesit të së enjtes teksa performonte në një stripclub. Ajo akuzohet se ka lënë klientët ta preknin, duke thyer kështu ligjet e Shtetit.

"Është absurde që policia përdor resurset e saj për operacione si ky. Dëshpërim i madh, do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë për të hedhur poshtë akuzat" tha avokati.

Pornostarja amerikane pretendonte se ka bërë seks me Donald Trump, ndërkohë që e shoqja Melania ishte në shtëpi me djalin e sapolindur.

38 vjeçarja deklaroi se  ishte paguar 130 mijë dollarë për të heshtur. Stormy, emri i së cilës është Stephania Clifford, u takua me presidentin në një turne golfi, tre muaj pasi i kishte lindur djali Barron.

Ai e ftoi për darkë. Pornostarja thotë se presidenti i premtoi që ta fuste në botën e shoëbizit.

Ajo pretendonte se marrëdhënia mes tyre vazhdoi edhe pas asaj nate.

EMISIONET